Tuba Şahin
10 Qershor 2021•Përditësim: 10 Qershor 2021
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka bërë të ditur se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i zonës së G20 në tremujorin e parë të këtij viti u kthye në nivelin e tij para pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
OECD tha se PBB-ja e zonës G20 u rrit 0,8 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe 3,4 për qind në bazë vjetore.
Kina, e cila u goditi më herët se vendet e tjera nga COVID-19, shënoi rritjen më të lartë vjetore (18,3 për qind), ndërsa Britania e Madhe pa rënien më të madhe vjetore (minus 6,1% për qind) në periudhën janar-mars.
Në baza tremujore, India, Turqia dhe Kina vazhduan rikuperimet e tyre, me rritje 2,1 për qind, 1,7 për qind dhe 0,6 për qind.
Turqia ka shpallur qëndrueshmërinë e saj në kthimin në rritjen ekonomike relativisht herët gjatë rrjedhës së pandemisë.
Gjithashtu duke u kthyer në nivelet para pandemisë në tremujorin e parë të këtij viti, Australia, Koreja e Jugut dhe Brazili shënuan rritje ekonomike prej 1,8 për qind, 1,7 për qind dhe 1,2 për qind.
Ekonomia e SHBA-së shënoi rritje me 1,6 për qind në tremujorin e parë.
"Sa i përket ekonomive tjera të G20, PBB është ende prapa niveleve para-pandemike, ndërsa vendet regjistrojnë zhvillime të ndryshme në tremujorin e parë të vitit 2021", thuhet më tej.
Krahasuar me nivelet para-pandemike të PBB-së në 2019, Britania e Madhe dhe Italia regjistruan hendekun më të madh, duke u tkurrur me 8,7 për qind dhe 6,4 për qind.
Të dhënat treguan se ekonomia turke regjistroi rritje prej 6,8 për qind në tremujorin e parë të vitit 2021 krahasuar me tremujorin e fundit të 2019.