İlkay Guder
08 Korrik 2017•Përditësim: 08 Korrik 2017
HAMBURG (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua me presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të Samitit të Liderëve G20 vazhdojnë takimet dypalëshe të presidentit Erdoğan.
Në ditën e dytë të Samitit, pas takimit me presidentin e Rusisë Vladimir Putin i cili zgjati rreth një orë, Erdoğan më pas mori pjesë në seancën e tretë me temën “Partneriteti me Afrikën, Migrimi dhe Shëndeti" që u zhvillua me dyer të mbyllur për media.
Më pas presidenti Erdoğan u takua me presidentin e Argjentinës, Macri.
Gjatë këtij takimi të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak dhe zëdhënësi i Presidencës turke İbrahim Kalın.