Cüneyt Karadağ
08 Korrik 2017•Përditësim: 09 Korrik 2017
HAMBURG (AA) - Në marshin protestues të Samitit G20 në qytetin Hamburg të Gjermanisë u shfaqën simbolet e organizatës terroriste PKK dhe u hapën posterët e udhëheqësit Abdullah Öcalan, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia e Hamburgut bëri të ditur se në marshin protestues morën pjesë rreth 20 mijë persona.
Në protestat e organizuara nga slogani “Mirë se nuk erdhe G20”, morën pjesë edhe mbështetësit e organizatave terroriste PKK, MLKP dhe YPG.
Në marshin ku morën pjesë një numër i madh i policëve, tërhoqi vëmendjen mosndërhyrrja e policëve ndaj simboleve të cilat janë të ndaluara.
Si pasojë e incidenteve të dhunshme që ndodhën dje në Hamburg, 213 policë janë lënduar ndërsa 264 protestues janë ndaluar.