Gökhan Ergöçün
30 Tetor 2020•Përditësim: 30 Tetor 2020
Ministrja e Tregtisë së Turqisë, Ruhsar Pekcan ka deklaruar se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) e ka bërë ekonominë globale më të brishtë duke ndikuar si në ofertat ashtu edhe në kërkesat, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një seancë online të Takimit Ministror të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Pekcan tha se së fundmi bota është përballur me një vështirësi të paparë për shkak të pandemisë.
Duke kujtuar masat e vendeve për të lehtësuar efektet e ekonomisë, Pekcan paralajmëroi se ato duhet të jenë të drejtuara drejt synimit, të matura, të përkohshme dhe transparente për të shmangur krijimin e pengesave të panevojshme në tregtinë globale.
Ajo tha se pandemia po ashtu zbuloi se mbështetja në gjeografitë specifike për prodhimin industrial bart rreziqe të mëdha dhe se zinxhirët e vlerës globale që aktualisht përballen me probleme duhet të evoluojnë në struktura më të qëndrueshme dhe efikase.
Pekcan theksoi se OECD shpreson të krijojë një qendër në Stamboll në mënyrë që nga puna e saj të mund të përfitojë më mirë Turqia dhe rajonet përreth, përfshirë Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Ajo njoftoi se qendra pritet të hapet në fund të këtij viti.