Ahmet Furkan Mercan
30 Tetor 2020•Përditësim: 30 Tetor 2020
Gjetja e punës në kushtet ekonomike të koronavirusit të ri (COVID-19) në Japoni, ka rënë në nivelin më të ulët në 7 vitet e fundit në muajin shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies thuhet se shkalla e gjetjes së punës e cila në 9 muajt e fundit ka treguar vazhdimisht tendencë të rënies, që nga dhjetori i vitit 2013 e deri tani ka rënë për herë të parë në 1.03 për qind. Kjo shkallë nënkupton 103 punësime për 100 persona që kërkojnë punë.
Ndërkohë sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme dhe të Komunikimeve thuhet se norma e papunësisë në të gjithë vendin ka ruajtur nivelin prej 3 për qind në muajin gusht.
Numri i të papunëve që nuk është rregulluar nga efektet sezonale, në krahasim me periudhën e njëtë të një viti më parë shënoi një rritje prej 420 mijë duke arritur në 2.1 milionë ndërkohë që numri i personave të përfshirë në fuqinë punëtore u ul me 790 mijë duke u pakësuar në 66.89 milionë.
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, të dhënat e fundit tregojnë se është lehtësuar ndikimi negativ që COVID-19 ka pasur në ekonomi në fillim të vitit 2020 dhe në muajt e pranverës.