Hasan Tosun
30 Nëntor 2016•Përditësim: 01 Dhjetor 2016
VJENË (AA) - Organizata e Vendeve që Eksportojnë Naftë (OPEC) ka arritur sot marrëveshjen për uljen e prodhimit të naftës në 1.2 milionë fuçi në ditë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi është bërë i ditur sot nga ministri i Energjisë i Katarit, Mohammed bin Salih es-Sede.
Ai është shprehur: "Kemi arritur një marrëveshje me bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjitha vendeve anëtare."
Rusia mirëpret vendimin e OPEC-ut
Rusia ka mirëpritur marrëveshjen e arritur të OPEC-ut për të kufizuar prodhimin e naftës, deklaroi ministri rus i Energjisë, Alexander Novak.
Novak tha se Rusia është e gatshme ti bashkangjitet vendimit dhe të shkurtojë nivelin e prodhimit për 300.000 fuçi në ditë.
"Sipas rezultateve të bisedimeve tona proaktive me vendet kyçe të OPEC-ut dhe atyre që nuk janë pjesë e saj dhe të cilat zgjatën disa muaj, Rusia do të reduktojë prodhimin për 300.000 fuçi në ditë duke filluar nga gjysma e parë e vitit 2017 duke respektuar afatet”, tha Novak.
Irani përshëndet vendimin e OPEC-ut për uljen e prodhimit të naftës
Presidenti iranian Hassan Rouhani ka përshëndetur marrëveshjen e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) të arritur të mërkurën, sipas të cilës do të ulet prodhimi i naftës për të rritur çmimin e naftës së papërpunuar në treg.
Duke folur në takimin e anëtarëve të OPEC-ut, drejtpërdrejt në televizionin shtetëror Rouhani e quajti vendimin “zhvillim pozitiv”.
Irani në fillim ishte i pavendosur kur është në pyetje ulja e prodhimit të naftës. Vendi kishte dëshirë që të kompensojë të ardhurat e humbura për shkak të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare, që u hoqën pas marrëveshjes së arritur bërthamore.
Teherani u pajtua që të kufizojë prodhimin në nivel prej 3.8 milionë fuçi në ditë. Arabia Saudite, rivali i madh iranian, pranoi që më së shumti të ulë prodhimin.
Ashtu që mbretëria në bazë ditore do të prodhojë thuajse gjysmë milionë fuçi naftë në ditë, në raport me deri tani 10.5 milionë fuçi.