Övünç Kutlu
02 Prill 2021•Përditësim: 05 Prill 2021
Departamenti amerikan i Punës njoftoi se ekonomia amerikane regjistroi 916 mijë vende të reja të punës dhe shkalla e papunësisë ra në 6 për qind në muajin mars, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shkalla e papunësisë hyri brenda pritjeve të tregut, nga 6,2 për qind në muajin shkurt.
Numri i individëve të papunë në SHBA u ul në 9,7 milionë muajin e kaluar. Për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusit të ri (COVID-19), më shumë se 22 milionë njerëz në ekonominë më të madhe në botë humbën vendet e tyre të punës në muajt mars dhe prill të vitit të kaluar.
"Në mars, 11,4 milionë persona raportuan se nuk kishin qenë në gjendje të punonin sepse punëdhënësi i tyre mbylli ose humbi biznesin për shkak të pandemisë", tha raporti.