Ekip
12 Tetor 2017•Përditësim: 12 Tetor 2017
BERLIN (AA) – Mediat gjermane informojnë se Carsten Spohr, drejtori ekzekutiv i aviokompanisë Lufthansa, ka thënë se kompania e tij sot do të nënshkruajë marrëveshje për blerjen e pjesës së madhe të aviokompanisë së falimentuar Air Berlin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Spohr theksoi se kompania do ta nënshkruajë marrëveshjen të enjten.
“Sot është një ditë e madhe, të cilën brenda disa orëve do ta vulosim me nënshkrimin e marrëveshjes”, tha Spohr.
Air Berlin në muajin gusht të këtij viti shpalli falimentimin pas në vitet e fundit shënonte humbje ndërsa aksioneri më i madh kompania Etihad hoqi dorë nga financimi.
Tashmë disa javë Air Berlin negocon me Lufthansa dhe EasyJet për shitjen e pjesëve të biznesit të saj.