Ekip
11 Qershor 2020•Përditësim: 12 Qershor 2020
Kompania ajrore gjermane Lufthansa tha se 22.000 vende me orarë të plotë të punës mund të shkurtohen në gjithë botën për shkak të rënies së kërkesës për fluturime të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kjo është më shumë se dyfishi i numrit të vendeve të punës që kompania ajrore, e cila thotë se ka mbi 135.000 të punësuar, kishte deklaruar më parë se mund të ketë nevojë të largohen.
Lufthansa, e cila zotëron gjithashtu kompanitë Swissair, Austrian Airlines dhe Brussels Airlines, tha se pret që të ketë rreth 100 aeroplanë më pak të angazhuar pas pandemisë.
Aksionet në Lufthansa ishin ulur pothuajse 8 për qind sot në Frankfurt.
Në një deklaratë të mërkurën vonë, sindikata UFO që përfaqëson ekuipazhin e kabinës, tha se anëtarët e saj ishin të përgatitur për të bërë lëshime, por presin garanci për punë nga kompania ajrore.
Lufthansa ka rënë dakord për një plan shpëtimi prej 9 miliardë eurosh, sipas të cilit fondi i stabilizimit i qeverisë do të ketë 20 për qind të pjesëmarrjes në kompaninë ajrore.
Aksionarët aktualë duhet të aprovojnë masat e shpëtimin në mbledhjen e jashtëzakonshme më 25 qershor.