Abdulselam Durdak
15 Gusht 2017•Përditësim: 16 Gusht 2017
FRANKFURT (AA) - Kompania ajrore gjermane Air Berlin, ka paraqitur kërkesë për falimentim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga kompania ajrore e dytë më e madhe e Gjermanisë, Air Berlin, u njoftua se sot për të vazhduar procesin e ristrukturimit brenda kompanisë ka nisur procesin e kërkesës për falimentim brenda kompanisë.
"Qeveria federale, e mbështet Air Berlin-in me një kredi të përkohshme që të mund të mbajë operacionet e fluturimit në afat të gjatë", thuhet në deklaratë.
Më tej në deklaratë thuhet se ky njoftim është bërë pasi që Etihad-i ka njoftuar se më tej nuk dëshiron ti sigurojë mbështetje financiare Air Berlin-it.
Gjithashtu në deklaratën e kompanisë ajrore gjermane bëhet e ditur se të gjitha fluturimet që bëhen nga Air Berlin dhe NIKI do të vazhdojnë ashtu siç është planifikuar, duke u njoftuar se programi i fluturimeve nuk do të ndryshohet dhe rezervimet do të ruajnë vlefshmërinë.
Thomas Winkelmann, shefi ekzekutiv i Air Berlin-it, në deklaratën e tij në lidhje me këtë çështje tha se "Jemi duke punuar pa u lodhur për të arritur në një rezultat të mundshëm më të mirë për konsumatorët si dhe punonjësit tanë."
Kompania e cila që nga viti 2008 e deri më tani ka pësuar humbje të vazhdueshme, vetëm në vitin 2012 kishte njoftuar fitime. Bëhet e ditur se kompania vitin e kaluar kishte pësuar humbje më shumë se 780 milionë euro.