Ekonomi

Kina dhe SHBA ndërpresin rritjen e tarifave

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë tha se delegacionet "janë dakorduar në heqjen e plotë të rritjes së tarifave varësisht nga përparimi i bisedimeve"

Ekip   | 07.11.2019
Kina dhe SHBA ndërpresin rritjen e tarifave

Pekin

Ministria kineze e Tregtisë ka njoftuar se Washingtoni dhe Pekini janë pajtuar t'i japin fund rritjes së tarifave në përputhje me përparimin e bisedimeve të tyre tregtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Gao Feng, sot tha se delegacionet "janë pajtuar për heqjen e plotë të rritjes së tarifave varësisht nga përparimi i bisedimeve".

Ai theksoi se nëse të dyja palët arrijnë të pajtohen në fazën e parë të marrëveshjes, në bazë të marrëveshjes në mënyrë proporcionale do të hiqen tarifat tashmë të imponuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın