Riyaz Ul Khaliq
11 Mars 2021•Përditësim: 11 Mars 2021
Kina dhe SHBA-ja u dakorduan që të formojnë një grup të përbashkët pune për të trajtuar thellimin e mungesës së çipave gjysmëpërçues, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Shoqata e Industrisë së Gjysmëpërçuesve të Kinës (CSIA) tha se zhvilloi disa raunde diskutimesh dhe konsultimesh me Shoqatën Amerikane të Industrisë së Gjysmëpërçuesve dhe se ata së bashku do të formonin një "Grup Punues të Teknologjisë së Industrisë gjysmëpërçuese kinezo-amerikane".
Dhjetë kompani anëtare në industrinë e gjysmëpërçuesve nga të dy palët do të marrin pjesë në grup "për ndarjen e informacioneve përkatëse dhe për zhvillimin e dialogut".
Pala kineze tha se do të vendoste një "mekanizëm kohor të komunikimit dhe ndarjes së informacioneve për industritë gjysmëpërçuese kineze dhe amerikane për të shkëmbyer politikat përkatëse për kontrollin e eksportit, sigurinë e zinxhirit të furnizimit, kriptimin dhe teknologjitë e tjera dhe kufizimet tregtare".
Kjo pasoi pasi SHBA-ja të konfirmoi se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken do të takohej me homologun e tij kinez Wang Yi javën e ardhshme në Alaska.
Pekini konfirmoi angazhimin e parë politik të nivelit të lartë me administratën e Joe Biden, duke thënë se Washingtoni e kishte dërguar ftesën.
"Të dy shoqatat shpresojnë të forcojnë komunikimin dhe shkëmbimet përmes grupit të punës për të nxitur mirëkuptim dhe besim më të thellë të ndërsjellë", tha CSIA.
"Grupi i punës do të ndjekë konkurrencën e ndershme, mbrojtjen e pronës intelektuale dhe rregullat e tregtisë globale, do të zgjidh shqetësimet e industrive gjysmëpërçuese kineze dhe amerikane përmes dialogut dhe bashkëpunimit dhe do të bëjë përpjekje të përbashkëta për të krijuar një zinxhir të fortë dhe elastik të vlerës gjysmëpërçuese globale", thuhet në deklaratën e CSIA.
Angazhimi dypalësh midis Kinës dhe SHBA-së u shemb gjatë kohës së ish-presidentin Donald Trump, ku të dyja palët imponuan rritje tarifash, së bashku me një shkëputje gati totale të dialogut dhe angazhimeve.
Shumë kompani kineze u vunë në shënjestër nga ish-administrata dhe u ndaluan së funksionuari në SHBA.
Sipas kornizës së re, grupi i punës pritet të takohet dy herë në vit për të "ndarë zhvillimet e fundit në teknologji dhe politikat e kufizimit të tregtisë midis dy vendeve".
Ata gjithashtu do të përcaktojnë përmbajtjen në industrinë e çipave që ka nevojë për hulumtime të mëtejshme.
Më tej shtohet se takimi i parë i tillë do të mbahet online për shkak të pandemisë së COVID-19.