Ekonomi

Kina ankohet në OBT për taksat amerikane

Pekini zyrtar ka paraqitur rastin në Organizatën Botërore të Tregtisë duke kundërshtuar taksat shtesë nga Washingtoni zyrtar për mallrat kineze

Riyaz ul Khaliq   | 03.09.2019
Kina ankohet në OBT për taksat amerikane

Ankara

Kina i është drejtuar Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) për të zgjidhur çështjen e taksave me SHBA-të, duke parashtruar një ankesë pasi administrata e presidentit Trump vendosi taksa shtesë prej 15 për qind për mallrat kineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Taksat e vendosura nga SHBA shkelin rëndë konsensusin e arritur nga dy krerët e shteteve në Osaka", njofton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua duke cituar një kumtesë të Ministrisë së Tregtisë të Kinës.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte një takim dypalësh me homologun e tij kinez Xi Jinping në margjinat e Samitit G20 të mbajtur në qershorin e kaluar në qytetin japonez Osaka.

Veprimi i Kinës vjen pasi SHBA-të nga 1 shtatori vendosën taksa shtesë prej 15 për qind ndaj importeve kineze me vlerë prej 300 miliardë dollarëve.

"Kina është jashtëzakonisht e pakënaqur me dhe vendosmërisht kundërshton taksat", thuhet në kumtesën e ministrisë kineze.

Ai të gjithashtu thuhet se Kina "do të ruajë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saja legjitime dhe do të mbështesë me vendosmëri sistemin multilateral të tregtisë, si dhe rendin tregtar ndërkombëtar në përputhje me rregullat e OBT-së".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın