Ekonomi

Gjykata amerikane: Uber dhe Lyft duhet t'i klasifikojnë shoferët si punonjës

Gjykata e Apelit mbështeti një gjykatë më të ulët që konstatoi se kompanitë e bazuara në aplikacione për udhëtime shkelin ligjin e punës së shtetit

Beyza Binnur Dönmez  | 23.10.2020 - Përdıtësım : 24.10.2020
Gjykata amerikane: Uber dhe Lyft duhet t'i klasifikojnë shoferët si punonjës

Ankara

Një gjykatë apeli në Kaliforni të SHBA-ve ka urdhëruar aplikacionet Uber dhe Lyft të klasifikojnë shoferët e tyre si punonjës dhe jo si kontraktorë të pavarur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Apelit mbështeti një gjykatë më të ulët që konstatoi se kompanitë e bazuara në aplikacione për udhëtime shkelin ligjin e punës së shtetit.

Megjithatë, Uber dhe Lyft argumentojnë se ligji nuk zbatohet për to. Ata kërcënuan se do të largohen nga Kalifornia nëse shteti i detyron për ri-klasifikimin e shoferëve.

Uber dhe Lyft mund të apelojnë vendimin e papritur në Gjykatën Supreme të Kalifornisë.

Uber dhe Lyft mbështeten tek votuesit e Kalifornisë pasi ata mund të vendosin për të ardhmen e ligjit të punës në votimet e nëntorit. Nëse kalon një masë e quajtur e quajtur 'Propozimi 22', atëherë do të lejohet që aplikacionet e transportit dhe ato të transportit të ushqimit të mbajnë statusin e kontraktorëve të pavarur.

Dy kompanitë, së bashku me kompani të tjera të aplikacioneve, kanë hedhur pothuajse 200 milionë dollarë për promovimin e masës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.