Ekonomi

Gjermani, papunësia më e ulët se në vitin 1990

Agjencia për punësim e Gjermanisë ka deklaruar se numri i të papunëve në muajin e kaluar ishte afro 2.4 milionë

Ekip  | 02.11.2017 - Përdıtësım : 02.11.2017
Gjermani, papunësia më e ulët se në vitin 1990

Berlin

BERLIN (AA) – Shkalla e papunësisë në Gjermani në tetor ra në 5.4 për qind, pasi tregu produktiv i punës në ekonominë evropiane shfrytëzoi rritjen tradicionale vjeshtore të punësimit, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia për punësim e Gjermanisë ka deklaruar se numri i të papunëve në muajin e kaluar ishte 2.389 milionë, që do të thotë se ky numër për herë të parë ra nën 2.4 milionë persona që nga bashkimi i dy Gjermanive në vitin 1990.

Më tej thuhet se janë regjistruar 60 mijë persona më pak pa marrëdhënie pune në krahasim me shtatorin, apo madje 151 mijë më pak nga tetori i vitit të kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın