Ekip
04 Nëntor 2020•Përditësim: 04 Nëntor 2020
Kompania ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), FlyDubai, ka deklaruar se nga 26 nëntori do të fillojë fluturimet e rregullta me Izraelin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kompania shtetërore njoftoi se do të fillojë me dy fluturime në ditë midis Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait dhe Aeroportit Ben Gurion të Tel Avivit.
Ky njoftim vjen pasi EBA dhe Izraeli nënshkruan marrëveshjen e transportit ajror dhe fluturimeve direkte, në prag të marrëveshjes së tyre të normalizimit.
"Fillimi i fluturimeve të planifikuara do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe do të krijojë mundësi të mëtejshme për investime", tha drejtori ekzekutiv i FlyDubai, Ghaith al-Ghaith.
Në muajin shtator, EBA dhe Izraeli nënshkruan marrëveshje të sponsorizuara nga SHBA për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa të dy palët nënshkruan një mori marrëveshjesh në fushat e investimeve, tregtisë, shkencës dhe teknologjisë.
Marrëveshjet e normalizimit kanë shkaktuar revoltë të madhe në mesin e palestinezëve, të cilët thonë se marrëveshjet injorojnë të drejtat e tyre dhe nuk i shërbejnë kauzës palestineze.