Murat Temizer
04 Shkurt 2021•Përditësim: 04 Shkurt 2021
Kompania mbretërore holandeze "Shell" shënoi rënie të fitimeve me 71 për qind nga viti në vit në 4.8 miliardë dollarë në vitin 2020, njoftoi sot kompania, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fitimet e kompanisë në tremujorin e katërt shënuan rënie me 87 për qind nga një vit më parë për shkak të konsumit të dobët të energjisë për shkak të pandemisë.
Kompania gjithashtu nënvizoi se çmimet e gazit të lëngshëm natyror (LNG) ishin dukshëm më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2020.
"2020 ishte një vit i jashtëzakonshëm. Ne ndërmorëm veprime të vështira por vendimtare dhe kemi demonstruar shpërndarje operative mjaft elastike duke u kujdesur për njerëzit, klientët dhe komunitetet tona", deklaroi Ben van Beurden, drejtor i përgjithshëm i "Shell"-it.
"Ne do të dalim nga 2020 me një bilanc më të fortë, të gatshëm për të përshpejtuar strategjinë tonë dhe të krijojmë të ardhmen e energjisë. Jemi të përkushtuar në politikën tonë progresive të dividentit dhe presim që të rrisim dividentin tonë të dollarit amerikan për aksion me rreth 4 për qind nga tremujori i parë i vitit 2021", tha Beurden.