Övünç Kutlu
24 Dhjetor 2016•Përditësim: 25 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Deutsche Bank dhe Credit Suisse janë dakorduar për një pagesë të kombinuar prej 12.5 miliardë dollarë për të zgjidhur hetimet në praktikat e tyre të hipotekës në SHBA të cilat çuan në krizën financiare të vitit 2008, deklaruan bankat të premten, raporton Anadolu Agency (AA).
Deutsche Bank do të paguajë 7.2 miliardë dollarë, prej të cilave 3.1 miliardë dollarë do të jenë për dënime civile dhe 4.1 miliardë dollarë si lehtësim për konsumatorët.
Gjiganti gjerman ishte në bisedime me Departamentin e Drejtësisë për të paguar rreth 14 miliardë dollarë, por do të paguajnë vetëm gjysmën e asaj shume.
Marrëveshja aktuale shihet si një fitore e madhe e bankës, ku sipas analistëve, aksionet e saj u rritën rreth 0.2 përqind në bursat e SHBA-së, pas shpalljes së marrëveshjes.