Tuğçenur Akgün
22 Prill 2023•Përditësim: 22 Prill 2023
SHBA-ja ka bërë të ditur se ka mirëpritur vendimin për armëpushim në Sudan për shkak të Bajramit dhe duke vënë në dukje pasigurinë mes palëve përsëriti thirrjen e saj për ndalimin e përleshjeve të armatosura, transmeton Anadolu.
Sekretari i Departamentit të Shtetit, Antony Blinken në një deklaratë me shkrim tha se kanë mirëpritur vendimin për armëpushim 72 orë nga dita e Bajramit nga ushtria dhe Forcat paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të cilët konfliktohen në Sudan që nga 15 prilli.
Blinken ndau informacionin se dje kreu i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit, Abdel Fattah al-Burhan dhe zëvendëskreu dhe komandanti i Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë, Mohamed Hamdan Dagalo u takuan dhe u bënë thirrje palëve të zbatojnë armëpushimin në këtë proces.
"Por, përleshjet kanë vazhduar dhe është e qartë se ka pasiguri serioze mes dy forcave", deklaroi Blinken i cili përsëriti thirrjen e tij për ndalimin e konfliktit për të garantuar sigurinë e të gjithë civilëve, përfshirë edhe personelin diplomatik.
"Liderët ushtarakë dhe civilë të Sudanit për ndalimin e përleshjeve duhet të fillojnë urgjentisht negociatat për një armëpushim të vazhdueshëm për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të popullit në Sudan", tha Blinken duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të mbështesë procesin që do t'i japë fund konfliktit.
Forcat paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë njoftuan se do të zbatojnë armëpushimin "humanitar" prej 72 orësh që nga dita e parë e Bajramit, ndërkohë edhe ushtria në orët e mbrëmjes njoftoi se do t'i përmbahet thirrjes ndërkombëtare për armëpushim.