Övünç Kutlu
06 Prill 2016•Përditësim: 06 Prill 2016
NEW YORK (AA) - Shteti federal amerikan i Kalifornisë mund të përballet me mungesë të energjisë elektrike gjatë kësaj vere, pasi për katër muaj është duke rrjedhur gazi natyror, sipas një raporti të agjencive dhe shërbimeve të ndyshme instiucionale të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Rrjedhja masive e gazi natyror nga depoja nëntokësore e gazit natyror Alison Canyon u vërejt në tetor të vitit të kaluar.
Që atëherë, operatori i saj Southern California Gas Co. nuk u lejua që të mbush gaz në objekt, dhe ishte urdhëruar që të kontrollonte të gjithë 114 puset e saj të gazit në rajon.
Në shkurt, operatori njoftoi se rrjedhja është ndalur përkohësisht. Megjithatë, gjatë katër muajve në vijim rrjedhja e pothuajse 100 mijë ton metrikë të metanit që u lëshua në ajër ka shkaktuar vjellje dhe dhembje koke në mesin e popullatës lokale.
"Kjo depo ka furnizuar me gaz natyror 17 termocentrale në zonë, e cila nga ana tjetër mund të dëmtojë më shumë se 10 milionë konsumatorë të energjisë elektrike në jug të Kalifornisë", thuhet në raport.