Gökhan Ergöçün
07 Gusht 2019•Përditësim: 08 Gusht 2019
Shoqata e Eksportuesve të Makinerive (MAIB) ka bërë të ditur se eksportet e makinerive të Turqisë në shtatë muajt e fundit kanë arritur në 10.3 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vlera në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, nga janari deri në korrik të vitit 2018 ishte 9.8 miliardë dollarë.
MAIB theksoi se vëllimi i eksportit të sektorit të makinerisë u rrit në 1.75 ton nga 1.5 milion ton në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Përderisa tregtia globale po ngushtohet për shkak të politikave proteksioniste, sanksionet politike dhe pasigurisë së Brexit-it, tregtia jonë dhe aksionet e tregut po rriten”, tha Kutlu Karavelioğlu, kreu i shoqatës MAIB.
Eksportet e sektorit të makinerisë po ashtu u rritën me 6,3 për qind në 17.7 miliardë dollarë nga viti në vit në periudhën e fundit 12-mujore.
Gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2019, sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve Turq, eksportet e përgjithshme të Turqisë ishin 104.2 miliardë dollarë.
Eksportet e makinerive të Turqisë ishin 17.1 miliardë dollarë në vitin 2018, ndërsa raporti eksport-import në sektorin e makinerive ishte 64 për qind.