Ekonomi

SHBA, shënojnë rënie tre indekset kryesore të aksioneve

Tregjet financiare janë zhytur pas deklaratës të Trumpit të enjten, por rënia u vërejt në mënyrë të jashtëzakonshme pas njoftimit të Kinës

Michael Hernandez  | 06.08.2019 - Përdıtësım : 07.08.2019
SHBA, shënojnë rënie tre indekset kryesore të aksioneve

Washington

Që të tre indekset kryesore të aksioneve të hënën shënuan rënie sipas mesatares industriale Dow Jones me më shumë se 760 pikë, pasi Kina zhvlerësoi monedhën e saj në nivelin më të ulët në 10 vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Dow shënoi rënie prej madje 961 pikë ose gati 3 për qind, para se të rimëkëmbej deri në mbyllje me një rënie prej 767 pikë. S&P 500 humbi 87 pikë ndërsa Nasdaq Composite ra me 278 pikë.

Shitja masive pasoi (sell-off) pas vendimit të Kinës të hënën me ç'rast lejoi juanin të shkojë në 7 dollarë si përgjigje ndaj kërcënimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për të vendosur një tarifë shtesë prej 10 për qind në 300 miliardë dollarë ndaj mallrave kineze, përveç nëse arrihet një marrëveshje tregtare deri në shtator.

Detyrimet e reja të importit do të jenë mbi 25 për qind të tarifave që SHBA tashmë ka vendosur në 250 miliardë dollarë në mallrat kineze.

Tregjet financiare janë zhytur pas deklaratës së Trumpit të enjten, por rënia u vërejt në mënyrë të jashtëzakonshme pas njoftimit të Kinës.

Trump akuzoi të hënën Pekinin për manipulim të monedhës.

"Kina ka ndërmend të vazhdojë të marrë qindra miliarda dollarë që kanë marrë nga SHBA-të me praktika të padrejta tregtie dhe manipulime të monedhave", shkroi Trump në Twitter ndërsa tregjet vazhdojnë të bien. "Pra, njëanshëm, kjo duhej të ishte ndalur shumë vite më parë!", tha ai.

Lufta e vazhdueshme tregtare midis dy ekonomive kryesore të botës ka shkaktuar valë tronditëse në tregjet globale pasi një marrëveshje tregtare ende mbetet e paarritshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.