Gökhan Ergöçün
19 Tetor 2020•Përditësim: 20 Tetor 2020
Pavarësisht shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), ekonomia e Kinës u rrit me 4,9 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Kinës shëroi rënie me 6,8 për qind në tremujorin e parë dhe u rrit me 3,2 për qind në tremujorin e dytë, treguan shifrat e Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës.
Përgjatë tre tremujorëve të parë, PBB-ja e vendit u rrit me 0,7 për qind, shtohet më tej.
Pandemia ndikoi thellësisht në aktivitetet ekonomike në të gjithë botën, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të PBB-së në disa vende.