Gökhan Ergöçün
23 shtator 2022•Përditësim: 24 shtator 2022
Ekonomia e Spanjës është rritur me 6.8 për qind në nivel vjetor në tremujorin e dytë të vitit 2022, treguan sot shifrat zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekonomia gjithashtu është rritur me 1.5 për qind në bazë tremujore, tha Zyra statistikore e Spanjës.
Kontributi i kërkesës kombëtare në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në nivel vjetor ishte 1.9 pikë ndërsa kërkesa e jashtme ishte 4.9 pikë, theksohet më tej.
Zyra kujtoi se pandemia ka ndikuar në ekonominë e vendit që nga tremujori i parë i vitit 2020 dhe se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka ndikuar gjithashtu në tregjet e energjisë, tregtinë ndërkombëtare dhe tendencat e çmimeve.