Ekonomi

Bien çmimet e naftës në tregjet botërore

Në tregun e Londrës çmimi për fuçi u ul për 1,76 dollarë në krahasim me mbylljen e fundit që ishte 68,35 dollarë

Bedrudin Brlyavac  | 29.05.2019 - Përdıtësım : 30.05.2019
Bien çmimet e naftës në tregjet botërore

Londër

Çmimet e naftës në tegun ndërkombëtar janë ulur nën 68 dollarë, pasiqë Kina sinjalizoi se në luftën tregtare me SHBA-të mund të kufizojë eksportin e mineraleve të rralla, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekspertët konsiderojnë se ky veprim i Kinës mund të ngadalësojë rritjen ekonomike si dhe kërkesën e naftës. Në tregun e Londrës çmimi për fuçi u ul për 1,76 dollarë në krahasim me mbylljen e fundit që ishte 68,35 dollarë.

Ndërsa në tregun e SHBA-së një fuçi ishte 1,53 dollarë më e ulët se çmimi prej 57,61 dollarë.

Tregtarët e naftës i kanë kushtuar vëmendje të madhe raportimit të mediave kineze të cilat theksojnë se Pekini mund të përdorë pozitën dominuese në sektorin e mineraleve të rralla dhe të kufizojë eksportin e këtyre lëndëve të para të rëndësishme për prodhimin e një sërë produktesh të sofistikuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın