Ekonomi

Bashkohen gjigantët e automjeteve Fiat Chrysler dhe PSA

Ky bashkim do të krijojë prodhuesin e 4-t më të madh të automjeteve në botë

Gökhan Ergöçün   | 31.10.2019
Bashkohen gjigantët e automjeteve Fiat Chrysler dhe PSA

Stamboll

Fiat Chrysler (FCA) dhe pronari i Peugeot, Grupi PSA sot njoftuan se do të bashkohen që do t'i bëjë këta prodhuesin e katërt më të madh në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bashkimi do të ketë 50 për qind aksionarë nga PSA dhe gjysmën tjetër nga FCA, thuhet në deklaratën e përbashkët.

"Kombinimi i propozuar do të krijonte prodhuesin e 4-t më të madh global të Pajisjeve Origjinale (OEM) përsa i përket shitjes së njësive (8.7 milionë automjete) me të ardhura të kombinuara prej afro 170 miliardë eurosh (200 miliardë dollarë) dhe fitimi periodik operativ prej mbi 11 miliardë eurosh (13 miliardë dollarë) duke u bazuar në një bazë të thjeshtë të rezultateve të vitit 2018", thuhet më tej.

Ky veprim do të krijojë kursime të shpenzimeve dhe përfitime të tjera prej afro 3.7 miliardë euro (4.12 miliardë dollarë) çdo vit. Qendra e kompanisë së bashkuar amë do të jetë në Holandë.

Drejtori ekzekutiv i PSA-së, Carlos Tavares tha se: "Kjo konvergjencë sjell vlera të konsiderueshme për të gjitha palët e interesuara dhe hap një të ardhme të ndritshme për entitetin e kombinuar".

Drejtori ekzekutiv i FCA-së, Mike Manley gjithashtu theksoi se ata mund të krijojnë një firmë globale "të klasit botëror".

Majin e kaluar, FCA propozoi një bashkim të ngjashëm me Renault, por kompania franceze e hodhi poshtë atë.

Në vitin 2014, Fiat dhe Chrysler u bashkuan për të formuar FCA-në.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın