Ekonomi

Arabia Saudite, furnizuesja më e madhe me naftë e Kinës në vitin 2020

Dërgesat vjetore të naftës saudite në Kinë, importuesi më i madh i naftës në botë, në vitin 2020 arritën në rreth 1.69 milionë fuçi në ditë, me 1.9 për qind rritje në nivel vjetor

Büşranur Begçecanlı  | 21.01.2021 - Përdıtësım : 22.01.2021
Arabia Saudite, furnizuesja më e madhe me naftë e Kinës në vitin 2020

Ankara

Arabia Saudite, eksportuesja më e madhe e naftës në botë ka mbajtur pozitën e furnizuesit më të madh të naftës bruto në Kinë për vitin 2020, treguan të dhënat e Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës të lëshuara të mërkurën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave, dërgesat vjetore të naftës saudite në Kinë, importuesi më i madh i naftës në botë, në vitin 2020 arritën në rreth 1.69 milionë fuçi në ditë, me 1.9 për qind rritje në nivel vjetor.

Rusia u rendit si furnizuesja e dytë më e madhe, duke dërguar 1.67 milionë fuçi në ditë në Kinë dhe duke shënuar një rritje prej 7.6 për qind krahasuar me vitin 2019.

Në vitin 2020, Iraku ishte furnizuesi i tretë më i madh i naftës bruto në Kinë, ndërsa Brazili ishte i katërti, duke përfituar nga blerja e rafinerive kineze në pranverë dhe verë kur çmimet e naftës ishin në nivelet më të ulëta shumëvjeçare.

Për më tepër, importet e vendit nga SHBA u trefishuan në vitin 2020, duke arritur gjithsej 394 mijë fuçi në ditë derisa kompanitë rritën blerjet sipas marrëveshjes tregtare me Washingtonin. Kina pezulloi importet e papërpunuara nga SHBA midis dhjetorit të vitit 2019 dhe prillit të vitit 2020 për shkak të tensioneve tregtare midis Pekinit dhe Washingtonit.

Fluksi rifilloi në maj të vitit të kaluar kur importuesi më i madh në botë rriti blerjen nga SHBA për të përmbushur marrëveshjen tregtare të Fazës 1 midis dy ekonomive. Kërkesa për naftë e Kinës mbeti e fuqishme në vitin 2020 me blerjen e 10.85 milionë fuçi naftë në ditë, që përfaqëson rritje prej 7.3 për qind nga viti në vit, edhe pse pandemia e COVID-19 ka minuar kërkesën për karburant në të gjithë botën.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın