Mohammed Farid Mahmoud Abdullah,Afra Aksoy
05 Janar 2017•Përditësim: 05 Janar 2017
BAGDAD (AA) - Iraku ka njoftuar se bashkë me fillimin e vitit të ri ka nisur aplikimi i prodhimit të reduktuar në bazë të vendimit të Organizatës së Vendeve që Eksportojnë Naftë (OPEC), raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri irakian për Naftën, Xhebbar el-Laibi, në një deklaratë me shkrim në ueb-faqen e kësaj ministrie ka thënë se në kuadër të vendimit të marrë gjatë takimit të përfaqësuesve të vendeve të OPEC-ut në Vjenë "për uljen e prodhimit të naftës", vendi i tij do të qëndrojë besnik dhe "bashkë me nisjen e vitit të ri, ka nisur edhe reduktimi i prodhimit të naftës".