Bota

Zëvendëspresidentja e Iranit pozitive ndaj koronavirusit

Masoumeh Ebtekar njoftoi se është pozitive ndaj koronavirusit të llojit të ri (Covid-19)

Ahmet Dursun  | 27.02.2020 - Përdıtësım : 28.02.2020
Zëvendëspresidentja e Iranit pozitive ndaj koronavirusit

Ankara

Zëvendëspresidentja e Iranit, përgjegjëse nga Gruaja dhe Familja, Masoumeh Ebtekar njoftoi se është pozitive ndaj koronavirusit të llojit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Këtë e bëri të ditur, Fariba Ebtehaj, këshilltarja e zëvendëspresidentes, në një deklaratë për agjencinë zyrtare iraniane, IRNA.

Ajo tha se zëvendëspresidentja Ebtekar, është në shtëpinë e saj. "Për shkak të mundësisë që virusi mund të shpërndahet, janë zhvilluar të gjitha testet e nevojshme në ekipin e zëvendëspresidents, por rezultatet do të dalin të shtunën", tha ajo.

Gjithashtu dhe kreu i Komisionit parlamentar për siguri dhe marrëdhënie të jashtme në Iran, Mojtaba Zonnour sot deklaroi se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit (Covid-19).

Zonnour, i cili është gjithashtu deputet nga qyteti që u godit nga Covid-19, Qom në një video-mesazh tha se ai aktualisht është në karantinë.

Ai i kërkoi popullit iranian të qëndrojë i qetë, duke shtuar se vendi është i vendosur për të mposhtur shpërthimin e virusit.

Irani konfirmoi sot se ka shkuar në 26 numri i të vdekurve nga koronavirusi ndërsa në 245 numri i të infektuarve.

Media e drejtuara nga shteti raportuan se virusi është përhapur në 20 provinca ndërsa 11 provinca të tjera nuk janë prekur.

Në fillim të kësaj jave, zëvendësministri iranian dhe një deputet gjithashtu rezultuan pozitiv ndaj virusit.

Irani është ndër mbi 35 vendet, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë, të cilat përbëjnë gati 80 mijë raste të Covid-19 të konfirmuara në të gjithë botën.

Numri global i vdekjeve është afro 2.800 persona ndërsa Kina, ku u shfaq virusi, është goditur më së keqi me më shumë se 78 mijë raste dhe mbi 2.700 viktima.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin Covid-19 një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın