Bota

Zvicra përditëson listën e "vendeve me rrezik", shtohet Maqedonia e Veriut

Në listën e "vendeve me rrezik" janë shtuar SHBA, Gjeorgjia, Portugalia, Polonia, Jordania, Lituania, Maqedonia e Veriut, San Marino dhe Sllovenia

Bayram Altuğ  | 05.12.2020 - Përdıtësım : 06.12.2020
Zvicra përditëson listën e "vendeve me rrezik", shtohet Maqedonia e Veriut

Gjenevë

Zvicra përditësoi listën e "vendeve me rrezik" të kufizimit të udhëtimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra Federale e Shëndetësisë (BAG) theksoi se kufizimet e udhëtimit janë vendosur për 12 vende dhe pjesën më të madhe të Italisë dhe Austrisë.

Në listën e "vendeve me rrezik" janë shtuar SHBA, Gjeorgjia, Portugalia, Polonia, Jordania, Lituania, Maqedonia e Veriut, San Marino dhe Sllovenia.

Qeveria Federale njoftoi se personat që hyjnë në Zvicër nga vendet në listën që hyri në fuqi pas 6 korrikut do të futen në karantinë 10 ditë.

Në Zvicër, ata që nuk respektojnë karantinën u nënshtrohen gjobave të mëdha.

Në 24 orët e fundit, 4.382 raste të reja u zbuluan në vend, ndërsa 101 persona të tjerë vdiqën.

Deri më tani, 344.497 raste të COVID-19 janë raportuar në Zvicër dhe 4.848 njerëz kanë vdekur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın