Zehra Ulucak
01 Prill 2019•Përditësim: 02 Prill 2019
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të shpërthyer në një autobus në afërsi të kryeqytetit të Perusë, Lima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve, Lewis Mejia, në deklaratën për televizionin lokal N, tha se zjarri në autobus ka shpërthyer ku është ndalur në një ndalesë të jashtëligjshme, ku personat me nivel të ulët të të ardhurave presin autobusë.
Ai theksoi se 20 persona kanë humbur jetën, duke shtuar se shumica prej tyre janë udhëtarë nga kati i dytë i autobusit.