Tufan Aktaş
22 maj 2018•Përditësim: 22 maj 2018
ADDIS ABABA (AA) - Zimbabve, vendi në të cilin qeveria ndryshoi pas ndërhyrjes ushtarake, ka aplikuar për t'u bërë përsëri anëtar i Commonwealth-it Britanik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Commonwealthi thuhet se presidenti i Zimbabves, Emmerson Mnangagwa nëpërmjet një letre i ka përcjellë Sekretares së Përgjithshme të Commonwealthit Britanik, Patricia Scotland kërkesën për rianëtarësim.
Scotland, duke shprehur kënaqësinë për letrën e marrë ka thënë: "Kthimi përfundimtar i Zimbabves në Commonwealthin Britanik pas një aplikimi të suksesshëm të anëtarësimit do të jetë një mundësi shumë e rëndësishme".
Ish-kolonia britanike Zimbabve e cila para pavarësisë mbante emrin Rodezia e Jugut, u largua nga Commonwealthi në vitin 2003 në të cilin ishte anëtarësuar në vitin 1980. Pas ndërhyrjes ushtarake në vend nëntorin e kaluar, Robert Mugabe, i cili ishte në pushtet për 37 vite u detyrua të japë dorëheqje dhe në vend të tij erdhi ish zëvendëspresidenti shtetit Mnangagwa.