Dmitri Chirciu
29 janar 2022•Përditësim: 29 janar 2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca e Ukrainës thuhet se Zelensky dhe Macron në bisedën e tyre diskutuan çështjen e Ukrainës Lindore.
Dy liderët në bisedën e tyre shprehën kënaqësinë për fillimin e punimeve për këtë çështje në kuadër të Formatit të Normandisë dhe zhvillimin e një takimi në kryeqytetin e Francës, Paris, më 26 janar, në kuadër të këtij formati.
Në bisedën ku u ra dakord për përshpejtimin e takimit që do mbahet në të ardhmen, Zelensky tha se "për sa kohë që përpjekjet diplomatike vazhdojnë, rreziku i tensioneve në të ardhmen do të ulet".
Po ashtu në bisedë u diskutuan dhe marrëveshjet ekonomike të nënshkruara mes Ukrainës dhe Francës dhe çështjet lidhur me zbatimin e projekteve të reja.