Bota

Zelandë e Re, varrosen 26 viktima të sulmit terrorist

Mijëra persona morënpjesë në funeralin në Varrezën Memorial Park në Christchurch pas namazit të xhenazes

Emel Öz Gözellik  | 22.03.2019 - Përdıtësım : 23.03.2019
Zelandë e Re, varrosen 26 viktima të sulmit terrorist

Ankara

Sot në Christchurch të Zelandës së Re u bë varrimi i 26 viktimave të cilët humbën jetën gjatë sulmit terrorist të javës së kaluar ndaj dy xhamive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës New Zealand Herald, mijëra persona morën pjesë në funeralin në Varrezën Memorial Park në Christchurch pas namazit të xhenazes.

Në mesin e të varrosurve gjendej edhe viktima më e re, Mucat Ibrahim, i cili ishte vetëm tre vjeç e gjysmë.

Një javë më parë, të paktën 50 muslimanë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën kur një terrorist, i identifikuar si Brenton Tarrant (28), i lindur në Australi, hyri në xhamitë Al Noor dhe Linwood në Christchurch të Zelandës së Re dhe qëlloi mbi adhuruesit, duke përfshirë katër fëmijë më të vegjël se 18 vjeç.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın