Bota

Zelanda e Re planifikon plan të ri tatimor për kompanitë dixhitale

Ardern paralajmëroi taksimin prej dy ose tre për qind ndaj kompanive multinacionale, mes të cilave janë Google dhe Facebook

Emel Öz Gözellik  | 18.02.2019 - Përdıtësım : 19.02.2019
Zelanda e Re planifikon plan të ri tatimor për kompanitë dixhitale

Wellington

WELLINGTON (AA) – Qeveria e Zelandës së Re ka paraqitur një plan të ri tatimor për kompanitë dixhitale mes të cilave janë Google dhe Facebook, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tregoi për padrejtësinë e taksimit të kompanive vendase dhe të huaja.

Ardern paralajmëroi taksimin prej dy ose tre për qind ndaj kompanive multinacionale, mes të cilave janë Google dhe Facebook.

Ministri i të Ardhurave dhe Çështjeve Bankare, Stuart Nash, tha se kompanitë multinacionale janë në përparësi në krahasim me ato vendore dhe se vitin e ardhshëm do të fillojë zbatimi i planit të ri të taksimit.

Facebook në vitin 2014 Zelandës së Re i ka paguar rreth 30.000 dollarë tatim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın