Ali H. M.Abo Rezeg
18 Shkurt 2019•Përditësim: 18 Shkurt 2019
RIAD (AA) - Sipas një grupi aktivist, dijetarët e burgosur në burgjet saudite kanë organizuar një grevë urie për të protestuar ndaj paraburgimit të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Grupi i të Burgosurve të Ndërgjegjes në rrjetin social Twitter tha se Sheik Abdullah al-Hamed ka filluar një grevë urie në burg..
“Greva e tij e urisë synon të protestojë kundër keqtrajtimit në burg”, tha grupi.
Grupi bëri të ditur se katër të burgosur të tjerë, Abdulkarim al-Khader, Fawzan al-Harbi, Mohammed Fahd al-Qahtani dhe Abdul Rahman al-Hamed, po ashtu paralajmëruan grevë urie në burg.
“Ne shpresojmë se ky veprim do të japë fryte shpejt”, tha grupi, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të të gjithë aktivistëve të burgosur nga burgu.
Autoritet saudite nuk kanë komentuar raportimin e këtij grupi.
Greva e urisë ka fituar mbështetjen e djalit të predikuesit të burgosur Salman al-Ouda.
“Greva tërheq vëmendjen ndaj shkeljeve sistematike ndaj të gjithë të burgosurve”, tha Abdullah al-Ouda në twitter.
Autoritet saudite nga fundi i vitit 2017 kanë nisur një goditje kundër kundërshtarëve, duke arrestuar shumë predikues dhe intelektualë.