Bota

Zelanda e Re krijon njësinë hapësinore të forcave ajrore

"Lansimi i njësisë hapësinore të forcave ajrore është 'sinjal i rëndësishëm' që Zelanda e Re po e merr seriozisht sigurinë hapësinore", tha ministrja e Mbrojtjes, Judith Collins

Islam Uddin  | 04.07.2025 - Përdıtësım : 04.07.2025
Zelanda e Re krijon njësinë hapësinore të forcave ajrore

Ankara

Zelanda e Re krijoi njësinë e saj të parë hapësinore të dedikuar për forcat ajrore, thuhet në një deklaratë qeveritare, transmeton Anadolu.

Një ceremoni lançimi u mbajt në bazën e Forcave Ajrore të Zelandës së Re në Auckland, ku morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, Judith Collins dhe zyrtarë të lartë të forcave ajrore.

"Hapësira është jetike për jetën moderne. Ne mbështetemi në infrastrukturën hapësinore për një gamë shërbimesh kritike, nga vëzhgimi i motit deri te transaksionet financiare", tha Collins.

Ajo shtoi se lançimi i njësisë hapësinore të forcave ajrore është një "sinjal i rëndësishëm" që Zelanda e Re po e merr "seriozisht" sigurinë hapësinore.

Fillimisht aktiv gjatë Luftës së Dytë Botërore, Skuadroni nr. 62 mbështeti operacionet e Aleatëve përmes përdorimit inovativ të teknologjisë së radarit, por tani, misioni i tij zhvendoset në ndërgjegjësimin për domenin hapësinor, sipas ministrisë.

"Fokusi fillestar i skuadronit do të jetë në monitorimin, analizimin dhe kuptimin e aktivitetit hapësinor për të mbrojtur interesat kombëtare dhe ndërkombëtare", tha Collins.

Riaktivizimi është pjesë e Planit të fundit të Aftësive Mbrojtëse, i cili përshkroi 12 miliardë dollarë angazhime të planifikuara për të përmirësuar Forcën Mbrojtëse gjatë katër viteve të ardhshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın