Murat Ünlü
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 09 Dhjetor 2015
PARIS (AA) - Zbulohet identiteti edhe i njërit prej autorëve të sulmit në kryeqytetin e Francës, Paris, i cili ndodhi më 13 nëntor në sallën e koncerteve Bataclan, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmet e medias franceze, njoftohet se Fuad Muhammed Aggad, është i sulmuesi i tretë vetëvrasës që shkaktoi vdekjen e 90 personave në sallën e koncerteve.
Pretendohet se Aggad-i ka jetuar në Strazburg dhe për një kohë ka qenë në Siri.
Më parë ishte njoftuar se dy sulmues vetëvrasës të tjerë të cilët kanë sulmuar sallën e koncerteve Bataclan, ishin 29 vjeçari Ömer İsmail Mostefai dhe 28 vjeçari Sami Amimour.
Në sulmet terroriste në Paris të ndodhura më 13 nëntor, 130 persona humbën jetën dhe 351 u plagosën. Organizata terroriste DAESH, mori përgjegjësinë e këtyre sulmeve.
Pas sulmeve në Francë u shpall gjendje e jashtëzakonshme.