Mohammed Majed,Hamdi Yıldız
31 korrik 2023•Përditësim: 01 gusht 2023
Arkeologët në Gaza kanë gjetur edhe pesë varre të tjera të periudhës romake, raporton Anadolu.
Jamal Abu Rayde, drejtor i përgjithshëm i antikiteteve dhe trashëgimisë kulturore në Ministrinë Palestineze të Turizmit dhe Antikiteteve në Gaza, tha se gjithsej 130 varre nga periudha romake u gjetën në vend.
Vitin e kaluar ata gjetën 125 varre.
Arkeologët po punojnë në varrezën romake 2000-vjeçare të zbuluar në Gaza. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej rreth 4000 metra katrorë.
Gaza është një nga qytetet më të rëndësishme të botës antike.