Muhammet Kurşun
02 Prill 2019•Përditësim: 03 Prill 2019
Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka theksuar se sanksionet e SHBA-ve kanë shkaktuar pengesë për mos dërgimin e mjaftueshëm të ndihmës në vendet e dëmtuara në fatkeqësinë e përmbytjeve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Zarif ka kritikuar sanksionet e SHBA-ve duke mbrojtur idenë e tij se sanksionet amerikane kanë penguar dërgimin e ndihmave të Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane në zonat e dëmtuara nga përmbytjet.
"Politika e Trumpit për sanksione maksimale është një shkelje e qartë e rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dispozitës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sanksionet amerikane kanë përbërë pengesë për Gjysmëhënën e Kuqe të Iranit që të dërgojë ndihmë për zonat e dëmtuara nga përmbytjet”, theksoi kryediplomati i Iranit.
“Zbatimi i sanksioneve për shitjen e helikopterëve të ndihmës emergjente është një shembull i kësaj situate. Kjo nuk është vetëm një luftë ekonomike, por edhe terrorizëm ekonomik", tha Zarif duke kritikuar me një gjuhë të ashpër presidentin amerikan, Donald Trump, për shkak të sanksioneve kundër Iranit.
Në Iran, përmbytjet e shkaktuara si pasojë e shirave intensivë që pre dy javësh, kanë goditur të gjithë vendin dhe kanë shkaktuar vdekjen e 44 personave.