Bota

YPG/PKK godet fëmijët në Jarabulus, 3 të plagosur

Terroristët kanë gjuajtur në drejtim të civilëve në Jarabulus nga qyteti Ain al-Arab (Kobani) në kufirin midis Sirisë dhe Turqisë

Ömer Koparan, Adham Kako  | 15.10.2019 - Përdıtësım : 15.10.2019
YPG/PKK godet fëmijët në Jarabulus, 3 të plagosur

Jarabulus

Tre fëmijë janë plagosur si pasojë e një sulmi me mortajë në qytetin Jarabulus në veri të Sirisë nga ana e organizatës terroriste YPG/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristët kanë gjuajtur në drejtim të civilëve në Jarabulus, qytet i pastruar më herët nga terroristët përmes operacionit të ushtrisë turke "Mburoja e Eufratit", nga qyteti Ain al-Arab (Kobani) në kufirin midis Sirisë dhe Turqisë.

Predhat e mortajës kanë rënë pas mesnate në një kamp ku strehoheshin civilë, duke shkaktuar plagosjen e tre fëmijëve.

Fëmijët e plagosur janë dërguar me ambulanca për trajtim në spital.

Ndryshe, organizata terroriste YPG/PKK edhe më herët ka ndërmarrë sulme në zonat e banuara në rajonin e çliruar përmes operacionit "Mburoja e Eufratit", duke shkaktuar vdekje dhe plagosje në mesin e civilëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın