Ekip
21 Dhjetor 2020•Përditësim: 22 Dhjetor 2020
Ka shpërthyer vullkani Kilauea në Ishullin e Madh të arkipelagut të Hawaii-t, bëri të ditur Enti gjeologjik i SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi filloi të dielën në mbrëmje nga krateri Halema’uma’u. Vullkani gjendet në kuadër të Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawaii-t.
Shërbimi meteorologjik kombëtar në Honoluluu ka lëshuar paralajmërim të hedhjes së hirit prej vullkanit. Ata theksuan se ekspozimi i tepërt i hirit irriton sytë dhe organet e frymëmarrjes
Sipas mediave, një tërmet me madhësi prej 4.4 ballë u raportua në zonë menjëherë pasi filloi shpërthimi.