Alban Agushi
17 Tetor 2025•Përditësim: 17 Tetor 2025
Vullkani Kilauea në Hawaii shpërtheu përsëri të premten, duke nxjerrë llavë nga krateri i majës së tij, tha Observatori i Vullkaneve të Hawaiit, raporton Anadolu.
Shpërthimi i hershëm i së premtes ka shënuar episodin e 35-të shpërthyes të vullkanit që nga dhjetori.
Kilauea është një nga vullkanet më aktiv në botë, i vendosur në ishullin e madh të Havait dhe është i njohur për shpërthimet e tij të shpeshta.