Talha Yavuz
31 Gusht 2021•Përditësim: 01 Shtator 2021
Në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, u vra një ushtar ukrainas dhe 2 ushtarë të tjerë u plagosën në zjarrin e hapur nga separatistët pro-rusë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, thuhet se separatistët dje shkelën armëpushimin 11 herë.
Në deklaratë theksohet se një ushtar ukrainas u vra dhe 2 ushtarë tjerë u plagosën si rezultat i zjarrit të hapur nga separatistët në rajonet Novozvanovka, Shumiy, Novofastovsky, Shyrokyne, Katerynivka dhe në Vodyanoye të Donbas-it.
- Kriza e Donbasit
Më 21 nëntor 2013 filluan demonstratat në Kiev në kryeqytetin e Ukrainës, pasi Presidenti Viktor Yanukovych nuk nënshkroi Marrëveshjen e Asociimit të Bashkimit Evropian (BE).
Pasi Yanukovych u largua nga vendi në shkurt 2014 si pasojë e rritjes së demonstratave, separatistët pro-rusë shpallën të ashtuquajturën pavarësinë e tyre në qytetet Donetsk dhe Luhansk në pjesën lindore të vendit.
Më shumë se 13.000 njerëz kanë humbur jetën në konfliktet midis separatistëve dhe qeverisë së Kievit që nga viti 2014.