Can Erözden
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
MOSUL (AA) – Ushtria irakiane sot herët në mëngjes ka vrarë 50 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH në veri të vendit, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes së Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim theksohet se avionët luftarakë irakianë kanë kryer sulme mbi qytetin Tel Abta, në perëndim të Mosulit, ku si pasojë humbën jetën 50 pjesëtarë të DEASH-it, në mesin e të cilëve edhe 20 liderë të organizatës terroriste.
Pjesëtarët e DEASH-it në janar të vitit 2014 morën kontrollin mbi Mosulin, qytetin e dytë më të madh në Irak. Forcat irakiane më 17 tetor ngritën operacion të gjerë për çlirimin e këtij qyteti.