Ebru Şengül
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
TRIPOLI (AA) - Forcat besnike të komandantit ushtarak libian Khalifa Haftorah kanë hapur naftësjellësin kryesor Rayayna në perëndim të Libisë, njoftoi të mërkurën grupi i armatosur me bazë në Zintan në veriperëndim të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupi tha se naftësjellësi Rayayna, që ndodhet 90 kilometra nga Tripoli, është riaktivizuar dy vjet pas mbylljes.
Ky naftësjellës lidh puset e naftës Al-Sharara dhe Al-Feel me terminalet e naftës në perëndim të Libisë.
Grupi i armatosur gjithashtu i bëri thirrje kompanisë kombëtare të naftës të fillojë punën sa më shpejtë të jetë e mundur.
Grupet e armatosura nga Zintani, të cilët janë të lidhur me forcat e Haftorahut, kishin mbyllur naftësjellësin në fund të vitit 2014.
Sipas mediave vendase me mbylljen e tij Libia ka humbur më shumë se 27 miliardë dollarë, tha Mustafa Sanallah, drejtor i kompanisë kombëtare të naftës të Libisë.
Khalid Shakshak, shefi i Byrosë libiane të revizionit, ka thënë se rihapja e naftësjellësit Rayayna dhe vazhdimi i funksionimit të tij do të ndihmojë në zgjidhjen e 70 përqind të krizës ekonomike në Libi.
Libia është përfshirë nga trazirat pas rrëzimit nga qeveria të Muammar Gaddafi, pas kryengritjes së vitit 2011.