Mehmet Alaca
07 Maj 2024•Përditësim: 07 Maj 2024
Ushtria izraelite njoftoi se dy ushtarë të saj rezervë humbën jetën në sulmin me mjete ajrore pa pilot (UAV) të paralajmëruar nga Hezbollahu pranë vendbanimit Metula në veri të Izraelit, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se Hezbollahu dje pasdite nisi një sulm me mjete ajrore pa pilot të ngarkuar me eksploziv në një pozicion pranë Metula-s.
Dy ushtarë rezervë humbën jetën dhe një ushtar tjetër u plagos në sulm.
Në deklaratën e saj të djeshme, Hezbollahu tha se ndërtesa ku ishin vendosur ushtarët izraelitë, në jug të vendbanimit ilegal Metula në kufirin izraelit, u godit nga një dron kamikaz.
Thuhet se në sulm ka patur të vdekur dhe të plagosur mes ushtarëve izraelitë.