Mehmet Alaca
10 maj 2022•Përditësim: 10 maj 2022
Në shtetin Veracruz të Meksikës janë vrarë edhe dy gazetarë të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria e shtetit Veracruz në një deklaratë nga Twitteri njoftoi se po hetojnë vrasjen e administratores së uebfaqes së lajmeve "El Veraz" në Cosoleacaque, Yessenia Mollinedo Falconi, si dhe gazetares të së njëjtës media, Sheila Johana Garcia Olivera.
Me dy vrasjet e fundit në vend që nga fillimi i vitit janë vrarë 11 gazetarë.
Sipas Reporterëve pa Kufij (RSF) mbi 150 gazetarë janë vrarë në Meksikë që nga viti 2000.
Ndërkohë gazetarët meksikanë po përgatiten të protestojnë vrasjen e kolumnistit në një gazetë lokale Luis Enrique Ramizer, javën e kaluar.