Mehmet Nuri Uçar
04 Shkurt 2019•Përditësim: 05 Shkurt 2019
ABU DABI (AA) - Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku, me ftesën e Princit të Kurorës të Abu Dabit, Muhammed bin Zayid Al Nahyan, mbërriti në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abu Dabi, me të cilën realizoi vizitën e parë në një vend të Gjirit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, Papa Françeskun në Aeroportin Ndërkombëtar të Abu Dabi, e pritën Princi Al Nahyan dhe Shejhi i Institutit të Al-Azharit, Ahmed et-Tayyib.
Papa Françesku në kuadër të vizitës së tij tre ditore në Abu Dabi, pritet që të marrë pjesë në një konferencë me temë dialogun ndërfetar dhe të takohet me Shejhin e Azharit, Tayyib.
- Vizita e parë nga Vatikani në vendet e Gjirit
Me këtë vizitë Papa Françesku u bë papa i parë që ka vizituar rajonin e Gjirit.
Në deklaratën e publikuar më parë nga Vatikani, ishte njoftuar se papa do të vizitojë EBA-n mes datave 3-5 shkurt 2019, me ftesën e princit Al Nahyan.
Gjithashtu në deklaratë ishte bërë e ditur se papa ka marrë ftesë nga kisha katolike në EBA.