Recep Şakar
31 Dhjetor 2016•Përditësim: 01 Janar 2017
MELBURN (AA) - Viti i ri 2017 është pritur me spektaklin e ndezjes së fishekzjarreve në qytetet Sidnej dhe Melburn të Australisë, kontinenti i parë që feston ndërrimin e motmoteve, raporton Anadolu Agency (AA).
Shfaqjet e fishekzjarreve në qytetet Sidnej dhe Melburn e shikuan afro 2 milionë persona, ndërsa spektakli në simbolin e festimeve të vitit të ri, Porti i Sidnejit u transmetua drejtpërdrejt në kanalet televizive të vendeve të ndryshme.
Për 12 minuta janë ndezur 7 ton fishekzjarre
Spektakli i fishekzjarreve zgjati 12 minuta dhe u ndezën fishekzjarre mbi Harbour Bridge dhe Sydney Opera, para afërsisht 1.5 milionë qytetarëve të vendit. Gjatë spektaklit ku u përdorën 7 ton fishekzjarre 2.000 policë ofruan siguri nga toka, ajri dhe deti.
Në Melburn nga 17 pika 10 ton fishekzjarre e ndriçuan qiellin.
Ndërsa qyteti i dytë më i madh i Australisë, Melburn vitin e ri e priti me spektakël madhështor.
Përreth lumit Yarra në qendër të qytetit, nga 17 pika të ndryshme u ndezën 10 ton fishekzjarre brenda 10 minutave. Spektakli e shndërroi qytetin në skenë shumëngjyrëshe.
Në qytet ku mjetet e transportit kanë ofruar shërbim falas, erdhën rreth 500 mijë qytetarë për të shikuar festimin e vitit të ri. Kostoja e festimeve ka arritur 2.8 milionë dollarë australian (AUD) ndërsa të ardhurat nga spektaklet kanë arritur shumën në 7 milionë AUD.
Vitin e ri së pari e kanë pritur vendet ishullore në Paqësor. Vendet e para të cilat e kanë pritur vitin 2017 janë Kiribati dhe Samoa. Ndërsa pas atyre Zelanda e Re, ku festimet në kryeqytetin Wellington dhe qytetin Auckland u shndërruan në skenë shumëngjyrëshe.